Në dëshpërim për të treguar rezultate të tilla nga fusha e betejës, përballë humbjeve të vazhdueshme dhe kritikave gjithnjë e më të ashpra nga blogerët vendas, dhe në pritje të ofensivës së shumëpritur të verës ukrainase, Ministria Ruse e Mbrojtjes sot, përmes kanalit proqeveritar Ria Novosti, publikoi një video në të cilën dyshohet se shihet një helikopter sulmues Ka-52 duke qëlluar mbi një tank Leopard-2 dhe duke e shkatërruar atë, në atë që ata e quajtën “provën e parë video” të këtij lloji.
Sidoqoftë, kanali rus “Voieniy Osvedimitel” pranoi se ky nuk është një Leopard-2, apo edhe një tank, por një automjet i zakonshëm bujqësor:
“Nuk duam të themi asgjë, por automjeti në videon e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes së Federatës Ruse me siluetën e tij nuk i ngjan aspak tankeve./Lajmi i plotë.