Me ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10 d., Republika Maqedonia e Veriut do të ketë akse rrugore moderne dhe të sigurta që do të ndikojë në zhvillimin e ekonomisë dhe lidhmërinë e vendit me rajonin dhe Europën. Drejtori i N.P Rrugët Shtetërore të Maqedonisë së Veriut Ejup Rustemi në një intervist për Televizionin Shtetëroror të Maqedonisë së Veriut -Programi në gjuhën shqipe ka theksuar se Marrëveshja me konzorciumin Behtel&Enka parasheh ndërtimin e afër 110 km autostrada dhe se projekti në tërësi do të përfundoj deri në fund të vitit 2027.
“Ishte një ditë e vacantë sepse filluam inaugurimin e fillimit të punimeve për Korridorin 8 që është shumë i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut por edhe për rajonin në përgjithësi. Në bazë të Marrëveshjes që e kemi nënshkruar projekti për ndërtimin e Korridorit 8 duhet të përfundoj deri në fund të vititi 2027. Me këtë model për ndërtimin e rrugëve, projektim-ndërtim, sic parashihet me marrëveshjen me Behtel& Enka, nuk do të ketë vonesa në realizim sepse jemi dëshmitarë se deri më tani ka pasur vonesë në shumë akse rrugore ku punohet me vite të tëra në vendin tonë”, ka theksuar drejtori Rustemi në intervistën për Televizionin Shtetëroror të Maqedonisë së Veriut -Programi në gjuhën shqipe.
I pyetur lidhur me reagimet për zgjedhje e mbikqyrësit, drejtori Rustemi ka thënë se procedura për përzgjedhjen e mbikqyrësit ka qenë transparente dhe në pajtueshmëri me dispozitat ligjore. Ai edhe njëher iu bërri thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të hetojnë dhe të deshmohet se procedura për zgjedhjen e tyre është shume e pastërt dhe ska aspak dyshim në të gjithë këtë.