Rutina 30-minutëshe e mëngjesit për një ditë pa stres

Beautiful smiling young long haired woman wake up early morning standing in bedroom between bed and window stretching and exercising after sleep. Sweet dreams, new day, weekend, holidays concept

Rutina e mëngjesit mund të jetë një sfidë më vete, madje edhe për ata që e konsiderojnë veten “njerëz mëngjesi”. Nëse përballeni me një orar të ngjeshur dhe/ose kujdeseni për familjen, mëngjesi mund të jetë i lodhshëm. Prandaj është e rëndësishme të paturit një rutinë që ka për qëllim t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe të përgatiteni për ditën që ju pret.

Ekspertët e shëndetit dhe psikologët këshillojnë teknikën 30-minutëshe.

2 minutat e para – Minutat e para kur zgjoheni kanë shumë rëndësi, pasi me gjasë aty përcaktoni edhe gjendjen me të cilën do të nisni ditën. Mendimet e para duhet të jenë diçka si: Jam i/e lumtur, ndihem shumë mirë, më pret suksesi, etj. Këto mendime mund të mos ju vijnë automatikisht në mëngjes, kështu që përpiquni t’i përsërisni para se të flini.

5 minuta: Teknikat e mendjes dhe frymëmarrja e thellë – Zbatoni teknika që ju “pastrojnë” mendjen, të cilat mund të jenë formë e meditimit ose lutjes. Këto forma ju ndihmojnë që ta nisni ditën më mbarë. Ushtrimet e frymëmarrjes janë gjithashtu të këshillueshme për qetësinë. Teksa qëndroni shtrirë në shtrat, merrni frymë thellë përmes hundës, mbajeni për pesë sekonda dhe nxirreni jashtë përmes gojës.

5 minuta: Ditar – Dëshira për të kapur telefonin ose laptopin është ndoshta më e fuqishme, por prisni pak. Ekspertët sugjerojnë mbajtjen e një “ditari” ku të shkruani diçka pozitive. Disa studime sugjerojnë që kjo praktikë është e dobishme për integrimin e trurit sepse ndihmon në integrimin e pjesëve të tij, të cilat përfshijnë aftësi gjuhësore dhe krijuese, duke rritur kreativitetin për pjesën tjetër të ditës. Të shkruarit e diçkaje pozitive – siç janë tre gjëra për të cilat jeni mirënjohës ose një qëllim pozitiv për ditën – mund të ndihmojë për të përmirësuar gjendjen shpirtërore.

Nëse të shkruarit nuk është për ju, mund të provoni të dëgjoni muzikë që ju bën të ndiheni mirë.

5 minuta: Shkruani detyra thelbësore për ditën – Të pasurit një listë me detyra na ndihmon që të përcaktojmë planin e punës, të merremi me gjërat thelbësore pa qenë nevoja që të ndihemi të mbingarkuar.

10 minuta: Koha për familjen (dhe/ose kafshët) – Pas 17 minutave që i keni kushtuar vetes, keni 10 minuta kohë për familjen. Disa prindër mund të hasin vështirësi këtu, sidomos ata me fëmijë të vegjël, por për prindërit e adoleshentëve kjo kohë është mëse e mjaftueshme.

Ju mbeten disa minuta ekstra? Tani mund ta përdorni telefonin.