Salma Hayek feston suksesin në Instagram, fansat i kërkojnë pamjet e pacensuruara

Salma Hayek di si të festojë momente historike në jetën e saj. Aktorja meksikane është mburrur në rrjetet sociale me një kërcim, pasi arriti 24 milionë ndjekës në Instagram.

Në klipin e shpërndarë, aktorja e “Magic Make’s Last Dance” tregoi aftësitë e saj në kërcim. Ajo mund të shihet duke u ngritur dhe e veshur vetëm me një robdeshambër të bardhë, fillon të kërcejë.

“24 milionë ndjekës, 24 milionë arsye për të buzëqeshur. Ju faleminderit të gjithëve që u bashkuat me mua në këtë udhëtim të egër! Nuk mund ta përmbaj emocionin dhe mirënjohjen time”, ka shkruar aktorja pranë videos.

Duke marrë parasysh që pjesë të videos janë të censuruara, duket se aktorja ka qenë pa asgjë poshtë.

Andaj fansat e saj vërshuan komentet duke i kërkuar që të publikonte edhe një version të pacensuruar të videos, me mesazhe se “pjesët e paqarta po ua shkatërrojnë jetën”.