Sarah ja nxin jetën DJ PM gjatë pushimeve

Çifti shumë i dashur për publikun, Dj PM dhe Sarah Berisha, janë duke shijuar disa ditë pushimi.

Ata kanë zgjedhur Greqinë, në një qytet të vogël turistik, Parga.

Sarah me këtë rast ka postuar disa momente se si dyshja janë duke i kaluar pushimet në plazh.

Në një foto ku shfaqet vetëm Pajtimi ajo shkruan se ia ka nxirë jetën, por se ç’ka ndodhur nuk e ka sqaruar.

Sarah dhe Pajtimi thonë shpesh se e acarojnë njëri-tjetrin me shaka e mesa duket ky do jetë një nga ato raste.