Në Kuvend për sot janë caktuar seanca të Komisioneve për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe të çështjeve të zgjedhjeve dhe emërimeve.
Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive do të mbajë seancë publike me temë “Rishkimi i kornizës normative, reformës sistematike për drejtësinë e fëmijëve që do të sigurojë plotësim të ligjeve dhe zbatimin e tyre me sukses në praktikë”.
Në rend dite të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, përcaktimin e propozimit për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.