Klubi shkodran i Vllaznisë dhe trajneri Goce Sedloski nuk do të vazhdojnë më punën së bashku.
Këtë gjë e ka bërë të ditur klubi i Vllaznisë me anë një njoftimi në Facebook. Kontrata e teknikut maqedonas me klubin ka përfunduar dhe është vendosur që të mos rinovohet më.
Vllaznia e përfundoi sezonin në vendin e katërt, në një pozicion që i bën të mundur kualifikimin për në Europë./h.ll/abcnews.al
“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton të gjithë opinionin sportiv se kontrata me trajnerin Goce Sedloski ka përfunduar. Duke e falenderuar për punën e bërë gjatë kësaj periudhe me skuadrën tonë, klubi i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!”