Serbia blen pikturën e shqiptarit me kostum popullor

Qeveria serbe ka blerë për muzeun kombëtar një pikturë me motive shqiptare.

Vepra e titullar “Bashibuzuk” e realizuar nga Paja Jovanoviç në vitin 1858 është blerë nga autoritet e Beogradit në një ankand në Londër për shumën 350 mijë euro.

Paratë janë pjesë e fondit qeveritar serb për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Piktura ka motive shqiptare dhe sipas biografëve të autorit të lindur në Serbi është realizuar në Mal të Zi dhe pasqyron shqiptarët që jetonin në këtë shtet shekuj më parë.

Jovanoviç gjithashtu ka një sërë veprash të tjera të realizuara në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe që pasqyrojnë Shqipërinë nën pushtimin otoman.

Muzeu i Beogradit bëri të ditur në një njoftim për mediat se vepra të tjera të kulturës serbe do të jenë pjesë e fondit artistik të këtij institucioni.