Miratimi i deklaratës për mbrojtje të legjitimitetit nga Fronti Europian, që nëse nuk respektohet vullneti shumicë i shqiptarëve dhe komuniteteve më të vogla, paralajmëron nisma përtje Marrëveshjes të Ohrit,si që është krijimi i Parlamenti dydhomësh si dhe autonomia politiko-teritoriale. Aksione të cilat pritet të sjellin përplasje të forta institucionale. Zhvillimet sociale dhe politike të pas dy dhjetëvjeçarëve të fundit nga politikat nacionaliste maqedonase janë trajtuar si një shqetësim se BDI e udhëhequr nga Ali Ahmeti se ka krijuar në shtet dy shoqëri paralele mes maqedonasëve dhe shqiptarëve. Një propagandë e cila instalojë panik në mesin e popullatës maqedonase, se shqiptarët po ju rrëmbejn shtetin. Filozofi politike përmes të cilës VMRO, si qitje gjuetie synim kryesor kishte heqen “qafe”, Ali Ahmetin.
Për t’i përkeqësuar gjërat akoma më shumë, politikave destruktive të VMRO,së në ndihmë ju erdhi koalicioni opozitar VLEN. Të cilët paraprakishtë ishin edhe të preferuarit e Mickoskit për partner qeveritar.
Histori “flirtimi”, që përfundojë me shpejtësi në shpalljen e koalicionit post zgjedhor. Platformë qeverisëse në të cilën nuk u ndëgjua të vendoset asnjë kusht nga premtimet që VLEN kishte gjatë fushatës elektorale, siqë ishte zgjedhja e presidentit nga parlamenti, ndryshimet kushtetuese, heqa e 20 përqindshit e një sërë premtimesh tjera të cilat mund të bëheshin realitet, vetëm përmes respektimit të marrëveshjes të nënshkruar para fushatës zgjedhore ( që asnjë nga kampet shqiptare mos bëhet pjesë e qeverisë pa ndryshimet kushtetuese), të cilën nuk e mohon edhe zoti Taravari e që për fat të keq nuk ndodhi. Përkundrazi edhe në pozita humbësi, koalicioni VLEN, nxitojë për të hyrë në qeverin e drejtuar nga Mickoski i cili siqë është shprehur realizojë ëndërrën e tij të parë “heqen e Ali Ahmetit nga pushteti”. Një akt “triumfi”, përmes të cilit në optikën e nacionalizmit maqedonas tanimë Mickoski duket si një “hero” i tyre. Një veprim i cili natyrshëm u pasua nga një kundërveprim në emër të mbrojtjes të legjitimitetit nga Fronti Europian. Ku pavarsisht përpëlitjeve për ti minimizuar peshën Ali Ahmeti, ai në syrin e nacionalistëve maqedonas vazhdon të shihet si një ‘gogol’ (përbindësh legjendar), që ju morri atyre shtetin. Ndërsa nga shumica dërrmuese e popullatës shqiptare si autoriteti i pakuntestueshëm që gëzon besim Ali Ahmeti edhe në faktorin ndërkombëtar të cilët janë edhe garantues të Marrëveshjes të Ohrit. E cila për të shmang majorizimin, rreth përfaqësimit të shumicës shqiptare si komuniteti i dytë më i madh në vend thuhet:” Parimi i mazhorancës së dyfishtë, ose e ashtuquajtura “mazhoranca Badinter’, do të thotë se një mazhorancë mes deputetëve të komunitetit etnik nevojitet përveç mazhorancës parlamentare për legjislacionet që kanë të bëjnë me komunitetet etnike”. Por, për të bashkekzistuar, është e nevojshme të njihet realitet i njëri-tjetrit. Mënyra e vetme për ta arritur këtë dhe për të ruajtur stabilitetin e vendit është krijimi i barazisë të plotë mes maqedonasve e shqiptarëve dhe komunitetet më të vogla të gëzojnë të drejtat e tyre. Një domosdoshmëri për të cilën situat flasin edhe numrat e regjistrimit të popullatës ku maqedonasit nuk kalojnë mbi 52 përqin të popullatës së përgjithëshme. Një fakt nga i cili mesa duket politikat nacionaliste të VMRO,së i frikësohen njohjes të komunitetit bullgar, andaj dhe nuk njohin marrëveshjen me Bullgarinë. Ku si pasojë e saj, gjysma e popullatës që duan të bëhen pjesë e Bashkimit Europian, duhet të ngelen peng të politikave anti euro-atlantike nga qeveria në formim. Duke ju referuar këtij realiteti që prodhon ngërç në procesin e integrimit europian, sfida e shqiptarëve dhe e Frontit për Europë, udhëhequr nga Ali Ahmeti është ndërmarrja e nismave për riformatimin e këtij shteti. Ku, ndarja teritoriale e pas konfliktit të vitit 2001, de facto ka krijuar një regjionalizim, që mund t’i japë nxitje diskutimeve për një sistem tjetër administrativ, që do të merrte në konsideratë interesat e ndryshme të rajoneve respektive. Kohërat e “politikave të kabineteve’” kanë kaluar, dhe është koha që bërësit e politikave në Maqedoni ta kenë këtë realitet në konsideratë. Më shumë se dy dekada pas konfliktit të vitit 2001, mesa duket është koha të niset një debat për një veprim përtej Marrëveshjes së Ohrit.
Shkruan Bekim Adili