Shefi i OBSH-së: Vetëm 15 nga 36 spitalet në Gaza janë funksional

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se vetëm 15 nga 36 spitalet në Gaza ishin “ende duke funksionuar pjesërisht ose minimalisht” dhe se punonjësit e ndihmës po bënin më të mirën në rrethana të pamundura.

Duke folur në Samitin e Qeverisë Botërore në Dubai, ai tha se OBSH-ja, agjencia shëndetësore e OKB-së, vazhdon të bën thirrje për akses të sigurt për personelin humanitar dhe furnizime, për Hamasin për të liruar pengjet e për të arritur një armëpushim, shkruan The Guardian.

“Unë jam veçanërisht i shqetësuar nga sulmet e fundit në Rafah, ku shumica e popullsisë së Gazës është larguar nga shkatërrimet”, tha ai.

“Deri më tani, ne kemi dorëzuar 447 tonë metrikë furnizime mjekësore në Gaza, por është një pikë në oqeanin e nevojës, e cila vazhdon të rritet çdo ditë”.