Ka vdekur një nxënëse që po trajtohej në Klinikën e Fëmijëve në Beograd, e cila iu nënshtrua plagëve, që i mori gjatë të shtënave në shkollën fillore Vlladislav Ribnikar, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë, njofton televizioni serb, RTS.
Siç njoftoi Ministria serbe e Shëndetësisë, pacientja e cila po trajtohej në Klinikën Universitare të Fëmijëve në Tirshovë me lëndime të rënda në kokë, të rrezikshme për jetën, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pavarësisht ndërhyrjes urgjente kirurgjikale dhe të gjitha masave të trajtimit intensiv.
Kjo vogëlushe është viktima e 10-të e krimit monstruoz që ndodhi më 3 maj në Beograd.