Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (07.02.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 216 masa nga të cilat 138 masa për drejtim automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 12 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 10 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.
Janë vendosur 10 masa për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit, tre masa për kalim në semaforë të kuq…”, thuhet në njoftimin e MPB-së.