Propozim-ligji i opozitares VMRO-DPMNE për dëmshpërblim të ‘Branitellave” nuk është miratuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Shumica parlamentare nuk e miratoi këtë propozim që prej kohësh është përfolur dhe aktualizuar nga VMRO.
Partitë shqiptare asnjëherë nuk kanë shfaqur interesim e as përkrahje ndaj këtij propozimi, pasi gjithmonë nga deklaratat e partive është cilësuar se VMRO-DPMNE po bën lojë për qëllim nxitjen e tensioneve dhe për përfitime politike.
Paralajmërimet për propozim ndryshime në ligjin për ‘branitellat’ erdhën gjatë shënimit nga delegacionet shtetërore të ngjarjeve në kalanë e Tetovës të vitit 2001. /INDEKS