Kohët e fundit MakZdrastvo ka paralajmëruar për probleme serioze me menaxhimin financiar në Klinikën e Fëmijëve, sidomos për shkak të skandaleve që vijnë nga dy djemt e axhës Memedi.
Problemet u bënë të dukshme kur një kompani që prej shumë vitesh bashkëpunon me Klinikën, e cila shquhet për ndershmëri dhe transparencë, mori kërcënime nga kushëriri i Alajdin Memedit që të sigurojë minum 10% e shumës së shërbimve në zarf.
Nga MakZdravstvo pohojnë se kolegët avokatë dhe juristë posedojnë fakte dhe prova për këtë skandal dhe u bëjnë thirrje autoriteteve shëndetësore që të marrin masa të menjëhershme ndaj këtij grupi kriminal. Përndryshe, si redaksi do të detyrohen t’i dorëzojnë Prokurorit të Përgjithshëm të gjitha provat.