Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni po tregohet i pa aftë për të mbrojtur flamurin kombëtar nga përdhosja, edhe pse kjo gjë bëhet nga nëpunësit policorë, gjegjësisht nga Sektori për Punë të Brendshme në Strumicë.
Një skandal i tillë ndodhi sot gjatë ndeshjes mes Brerës së Strumicës dhe klubit nga Tetova Shkëndija.
Nga KF Shkëndija në një komunikat zyrtartare lëshuar mediave sqarojnë se delegati i ndeshjes nuk kërkoi që të hiqet flamuri kombëtar, por e gjithë ngjarja ishte në regji të Sektorit për Punë të Brendshme Strumicë.
“Gëzimin e plotë të kuqezinjëve nuk e lejuan forcat e rendit (policia), të cilët kërkuan largimin e flamurit kombëtar shqiptar nga tribuna ku ishin vendosur tifozët tanë, pas çka “Ballistët” vendosën të braktisin stadiumin pas vetëm 30-të minutave lojë. Protesta jonë nuk dha rezultat pasi delegati i ndeshjes nuk kërkoi në asnjë moment heqjen e flamurit dhe e gjitha ishte në regji të Sektorit për Punë të Brendshme të Strumicës”, theksojnë nga KF Shkëndija.