Taravari: Shkojmë me BDI-në, nëse një vendim i tillë del nga Kuendi i ASH-së

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se ai personalisht do të pajtohej me vendimin e Kuvendit Qendror të partisë, nëse si organ më i lartë në parti vendos që ASH të shkojë bashkë me BDI-në në zgjedhje, shkruan TV21.

“Unë e respektoj vendimin e organeve partiake, kështu që sidoqoftë që të vendose Kuvendi, ashtu do të veprojmë. Nuk është tash, por çdo herë kështu kemi vepruar”, tha Taravari.