Teatri Shqiptar për Fëmijë në Shkup, konkurs për shfaqje për fëmijë dhe të rinj për vitin 2024

IN Teatri shqiptar për fëmijë dhe të rinj – Shkup për vitin 2024 ka shpallur konkurs për shfaqje të reja teatrore për fëmijë dhe të rinj, njofton drejtoresha e tij, Dijana Toska në mediat sociale.

Shfaqjet duhet të përshtaten për disa gruposha: moshë parashkollore, mbi 7 vjeç, mbi 13 vjeç dhe për për të rinj.

Teatri fton të gjithë gjithë regjisorët që të dërgojnë propozim projektet e tyre për vitin 2024 në email adresën si më poshtë: teatriperfemije@gmail.com , ku do të duhej të përmbajnë këto elemente:

-Titulli i aplikimit: “Propozim projekt”.

Propozim projektet duhet t’i përmbajnë këto të dhëna (jo më tepër se 4 faqe tekst, A4 format):
1. Titulli i projektit;
2. Autori;
3. Përmbajtje të shkurtër (të tekstit dramatik ose të tekstit mbi të cilin do të bazohet shfaqja);
4. Koncepti regjisorial;
5. CV e regjisorit (jo më shumë se 1 faqe);
6. Përshkrim narrativ i skenografisë
7. Përshkrim narrativ i kostumografisë.
8.Bashkëpunëtorët (skenograf, kostumograf, kompozitor, aktorë etj.); dhe
9. Grupmosha (të shënohet njëra nga katër grupmoshat e cekura më lartë).
Aplikimet të jenë në gjuhë shqipe si dhe maqedone.
Afati i dorëzimit të propozim projekteve është deri më 31.05.2023.