Temperatura 40 gradë, tre qytetet që do përfshihen nga i nxehti afrikan

Ndikimi i masave të nxehta afrikane do të jetë sërish prezent në Shqipëri gjatë kësaj të mërkure, duke sjellë temperatura të larta.

 

Elbasani, Berati dhe Gjirokastra janë tre qytetet që do të përjetojnë më shumë temperaturat e larta gjatë ditës së sotme. Pasditja do sjellë theksim të vranësirave kryesisht në veri të vendit dhe shira afatshkurtër.

Në mëngjes temperaturat minimale do të jenë 18 gradë Celsius, ndërsa në mesditë temperaturat maksimale do të jenë 40 gradë Celsius.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 28 kilometra në orë. Në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të ketë dallgëzim 1 ballë.