Temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm, -16 gradë Celsius! Ja çfarë moti e pret Maqedoninë e Veriut

Sot në mëngjes temperaturë më e ulët prej -16 gradë Celsius është matur në Berovë dhe Manastir. Vijojnë Tetova dhe Prilepi me -13 gradë, -12 në Demir Kapi, -11 Shkup-Petrovec dhe Dibër, -10 Kavadar, -9 Shtip, Strumicë dhe Veles, -8 Shkup-Zajçev Rid, Kriva Pallankë, Kumanovë, Pretor dhe Gjevgjeli. , -7 Ohër, -6 Vinicë, Krushevë, Hanet e Mavrovës, -4 Dojran dhe 0 gradë në Kodrën e Diellit.

Lartësi më të madhe të shtresës së borës ka në Hanet e Mavrovës – 17 centimetra, 15 në Manastir, Dibër, Kodrën e Diellit, 12 Berovë, Gjurishte, 11 Krushevë, 7 Tetovë, Ohër, 6 Demir Kapi, 2 Pretor, Prilep, Strumicë dhe 1 centimetër në Shtip.

Moti sot në mëngjes shumë i ftohtë, nëpër disa lugina me kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, më e shprehur përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -18 deri -4, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej -3 deri 7 gradë.

Në Shkup në mëngjes ftohtë, në disa pjesë të luginave me kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në -10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 3 gradë.

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) edhe nesër moti do të jetë i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat kudo do të jenë negative. Të enjten do të ketë reshje lokale me intensitet të dobët, ndërsa temperaturat në ditët në vijim do të jenë në rritje graduale. Do të fryjë erë e fuqishme veriore.