Thaçi në Opinion: VMRO rrezikon zgjedhjen e presidentit pa pjesëmarje masive të shqiptarëve

Kryetari i PDSH në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi duke folur në Emisionin “Opinion” për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në RMV ka thënë se partia që pretendon të qeverisë vendin nëse nuk bën koalicion me shqiptarët rrezikon moszgjedhjen e Presidentit.

“Ka një çështje që karakterizon zgjedhjen e Presidentit pasi duhet që në balotazh të dalin të votojnë 40% e qytetarëve, por kjo është e pamundur pa pjesëmarrjen masive dhe të shqiptarëve.

1180x200

Fjalori politika, programi që ka përdorur opozita për mos të thënë ndonjë fjalë të rëndë është tërësisht nacionalist (kundër shqiptarëve) dhe 49% është dalja në Maqedoni në raundin e parë dhe në atë 49% kemi 25% shqiptarë dhe partia që pretendon të qeverisë vendin nëse me shqiptarët nuk bën ndonjë marrëveshje ata shkojnë drejt rrezikimit të moszgjedhjes se Presidentit” ka theksuar Thaçi.

300x250