Totenhami, 50 milionë euro për mesfushorin e kombëtares

Skuadra e Tottenham, pasi zgjidhi përfundimisht çështjen e trajnerit të ri, ka nisur nga puna për kompletimin e grupit. Mediat raportojnë se skuadra e Spurs ka vënë në shënjestër mesfushorin Xhadon Sanço, që luan me Man. Junajted, por ku nuk po gjen shumë hapësira.

Sipas mediave britanike, skuadra e Totenhamit është gati të paguajë 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit, që mbërriti dy vite më parë në “Old Trafford”. Sanço ka një kontratë deri në vitin 2026 me “Djajtë e Kuq”, por mund të largohet më herët. Skuadra e Man. Junajtedit nuk e sheh si një alternativë të parë mesfushorin e krahut, ndaj dhe trajneri Ten Hag e aktivizuar pak sezonin e fundit. Për këtë arsye, te Tottenham e konsiderojnë Sanço si një investim të rëndësishëm për të ardhmen e klubit.

Një lojtarw që do të përforconte ndjeshëm mesfushën, sidomos pas largimit të Lukas Moura. Gjithsesi, problem do të jetë diferenca mes ofertës dhe kërkesës, pasi Man. Junajted kërkon rreth 60 milionë euro për mesfushorin, që erdhi më shumë bujë por la pak gjurmë.