Tragjedia në Libi, 11.300 jetë të humbura nga përmbytjet në qytetin e Dernës

Bilanci i jetëve të humbura në qytetin libanez të Dernës është rritur me 11.300 viktima, teksa vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për përmbytjet.

Shifra u raportua nga Gjysmëhëna e Kuqe e Libisë, megjithëse Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq tha se gati 10 mijë njerëz janë të zhdukur në qytetin bregdetar të Mesdheut.
Kryebashkiaku i Dernës ka dhënë një lajm edhe më të rëndë, se numri i të vdekurve në qytet mund të arrijë 20 mijë duke marrë parasysh lagjet e tëra nën ujë.

Stuhia “Daniel” ka vrarë edhe 170 persona të tjerë në zona të ndryshme të Libisë.
Ekipet shpëtimtare vazhdojnë me shpresën që mund të gjejnë të mbijetuar mes baltës dhe rrënojave të mbetura.

Më shumë se 3 mijë trupa u varrosën të enjten në varre masive jashtë Dernës, me ndihmën edhe të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, i cili po shpërndan mijëra qese për kufomat “që të vdekurit të trajtohen me dinjitet”.

“Apelojmë autoritetet në komunitetet e prekura nga tragjedia të mos nxitojnë me varret masive apo me djegiet në masë nëpër krematoriume,” apeloi të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë. /AJ