“Tralalaja” e “histerisë korridoriale” të VMRO-së!

Një një koment të redaksisë, portal redaksia.mk ka bërë aludime të veprimeve të VMRO-së kundër korridoreve 8 dhe 10D sipas një replike filmike që shqipërisht do të ishte “me i përzie lëmshat”!

Këtë replikë nga komedia e famshme e ish-Jugosllavisë, portali ia adreson kësaj partie, në kontekst të akuzave nga Zëvendëskryeministrit të Parë,Artan Grubi, për vepër që ata supozojnë se do ta kryejë!

“Kjo është një tra-la-la tipike tallava e kësaj garniture të VMRO-DPMNE-së, që po bëhet gjithnjë e më nervoze në vetëzolim, e me këtë, edhe më destruktive, duke rrezikuar madje dhe investimet kapitale me interes të madh nacional”, shkruan portali.
“Çdokush normal do të kishte akuzuar për vepër të kryer, me të cilën rrezikohen jetë, i bën keq dikujt ose dëmton buxhetin e shtetit etj. Por është jonormale, larg çdo logjike, të prejudikosh veprën e dikujt. Edhe të prejudikish, edhe të kërcënosh sikur të ishe dikush mbi ligjet, kur nuk vlen ndarja e pushteteve, ndaj dhe e merr në duar tua drejtësinë, edhe pasha, edhe kadi! Si ai gjykatësi i Poll Njumenit nga Perëndimi i Egër, në filmin “Gjykatësi i varjeve”!-bën aludimet redakcija.mk

Nëse qëllimi mund të supozohet me dëshirën për t’u ngritur mbi shterpësinë dhe dëshpërimin opozitar, për çka është vetë fajtore kjo parti, atëherë zgjedhja e “cakut” në personalitetin e Zëvendëskryeministrit të Parë, sikur u shërben në mënyrë të shumfishtë”, shkruan portali, duke bërë dhe supozimet e veta për shkaqet e vërteta të VMRO-së për këto veprime.

Portali një nga shkaqet e sheh te moszbutja i dhembjes nga zgjedhja që bëri BDI-ja për të bërë koalicion, por “duke mos kuptuar filosofinë e vet dhe veprimet tjera që sollën gjer këtu”. Sigurisht ka dhe një ziliqari ndaj faktit që VMRO-ja nuk është në gjendje t’i realizojë korridoret 8 dhe 10D, të cilat mund të ndërtoheshin në 10 vitet e pushtetit që kishte, kur humbi rrugën me projekte të tjera!
“Kush u ka faj që merreshin me ndërtime stiropori dhe përmendore, dhe rikomponim të historisë, me çka botës iu bëmë qesharakë”, pyet redakcija.mk, që në vazhdim thotë se ndoshta ka dhe arsye të tjera, për shkak të robërimit lajthitjeve të veta që në krye të një projekti kaq “me peshë”, të qëndrojë një ministër shqiptar. Ndoshta këtu dhe është thelbi i histerisë ndaj Grubit, konstaton ky portal.

“Ose ndoshta edhe më shumë i dhemb BMRO-së e vërteta që kjo qeveri po realizon një projekt ëndrrash, shumë më ndryshe nga filozofia e saj ndërtimore. Ndërkaq përgjigjet për të gjitha këto dilema e morën nga vetë Grubi, para biznismenvë të Odës Ekonomike, në Parlament, në shumë intervista…Kush kupton, kupton, kush nuk kupton, Zoti e ndihmoftë”, përfundon portali.