Modelja e njohur Beniada Nishani pas pjesmarrjes në “BBV 1” u shdërruar në një ndër personazhet më të dashura nga publiku shqiptar.
Ish-banorja u komentua masivisht se ka nisur një lidhje të re dashurie me Blerti Hajdarin i cili është vëllain e opinionistit të “BBV” Arbër Hajdari.
Ndonëse lidhja e tyre nuk u pranua nga asnjëri, disa javë më parë në rrjet qarkulluan lajme se ata janë ndarë pasi nuk ndiqen as më në rrjetet sociale, duke vazhduar më pas në mbylljen e këtyre të fundit nga ana e modeles.
Ndërsa së fundmi shoqja e ngushtë e modeles, Jori Delli ka konfirmuar ndarjen e dyshes.
Teksa ka publikuar në InstaStory një video duke u argëtuar së bashku, në një moment Jori ka thënë që mikesha e saj është zyrtarisht ‘single’.
“Bën si diva po ta dini ju që Beni është single”, ka thënë Jori ndërsa kjo gjë nuk është hedhur poshtë as nga Benida e cila nuk reagoi duke lënë të nëkuptohet që ajo i ka dhënë fund romancës me Blertin.
Mesa duket modelja e cila prej vitesh jetonte dhe punonte në Itali por pas pjesmarrjes në “BBV” krijoi një karrierë në Shqipëri e ka hedhur pas krahëve historinë e dashurisë me Hajdarin duke zgjedhur që të shijojë të tashmen duke u argëtuar në pishina me shoqen e saj më të mirë.