Ukraina pretendon se ka çliruar territore në rajonet e Donetskut dhe Zaporizhias

Një komandant i lartë i ushtrisë së Ukrainës tha të enjten se forcat ukrainase kanë arritur të rifitojnë kontrollin në mbi 100 kilometra katrorë të territorit të saj gjatë kundërofensivës ndaj trupave ruse.

Gjeneralili Oleksii Hrmov konfirmoi për gazetarët se në fazat e parë të ofensivës, që Ukraina thotë se e nisi javën e kaluar, është bërë e mundur çlirimi i shtatë vendbanimeve në rajonin lindor të Donetskut dhe rajonin jugor të Zaporizhias

Sipas tij, ushtria kishte përparuar rreth tre kilometra pranë fshatit Mala Tokmachka në Zaporizhia dhe rreth shtatë kilometra në fshatin Velyka Novosilka në Donetsk

Agjencia Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte situatën në zonën e luftës.

Ndërkohë, ministri i mbrojtjes së Rusisë tha se trupat ruse kishin goditur me sukses objektet e prodhimit të dronëve në Ukrainë, duke përdorur raketa me përpikmëri të lartë dhe rreze të gjatë veprimi.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Rusi, RIA, ministri tha se forcat e mbrojtjes ajrore kishin interceptuar pesë raketa të prodhimit amerikan HIMARS dhe kishin rrëzuar 25 dronë.

Agjencia Reuters nuk mundi të verifikonte menjëherë këto pretendime./ VOA/