Një raketë ruse është përplasur në tokën e një shtëpie në Ukrainën perëndimore, duke vrarë një djalë tetëvjeçar, tha një guvernator rajonal, raporton SKynews.
Shumë njerëz janë plagosur, sipas kreut të rajonit Ivano-Frankivsk, Svitlana Onyshchuk.
Fëmija u dërgua në spital në gjendje kritike, tha ajo.
“Mjekët bënë gjithçka që ishte e mundur, por fatkeqësisht jeta e fëmijës nuk mund të shpëtohej”.