Vdes Silvio Berlusconi

Ka vdekur në moshë 86-vjeçare ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, raporton The Guardian.

Manjati medial, që udhëhoqi qeverinë italiane në tri mandate, brenda viteve 1994 – 2011, po vuante që një kohë nga leukemia.

Berlusconi ishte një nga politikanët më të njohur të Italisë, i cili u kthye në skenën politike në vitin 2017, pavarësisht karrierës së njollosur për skandale seksuale dhe akuza për korrupsion dhe evazion fiskal.

Ish-lideri italian ka kaluar gjashtë javë të kësaj pranvere në spitalin e Milanos, ku u trajtua për infeksion në mushkëri, që lidhej me sëmundjen e diagnostikuar para disa vitesh. /Express