Vëllau i zv drejtorit Memishi shpërthen kundër mediave: Gazetaria ka ikur pë lesh

Vëllau i zëvendësdrejtorit të ndërmarrjes publike “Tetova” (Daut Memishi), Elmedin Memishi, ish zëdhënës i Lëvizjes BESA, i punësuar në Komunën e Tetovës, nëpërmes një statusi, me shkrim në rrjetet sociale ka “sulmuar” dhe atakuar gazetarët të cilët ditën e sotme kanë raportuar për rrugët e papastruara dhe për neglizhencën që ndërmarrja publike dhe Komuna po ua bëjnë banorëve të malësisë së Tetovës.

Në shkrimin e tij, ai duke mos treguar ndonjë fakt që rrugët janë të pastruara ka akuzuar se “gazetaria ka ikur për lesh”.

Pa kaluar as një orë, Memishi ka bërë edhe një shkrim tjetër, ai në këtë rast dhe rastin e lartë përmendur është kapur me gazetarin e Televizionit Nacional, TV21.