Pas vendimit skandaloz të Komisionit Dhtetërorë Zgjedhorë që në disa vendvotime në zonën 5 dhe 6 të ketë ri-votim, ka reaguar publicisti dhe gazetari Lirim Dullovi.
Përmes një statusi në “Facebook”, Fullovi ka komentuar “kordinimin” mes VMRO-së, LSDM-së dhe VLEN-it kundër nënkryetares së KSHZ-së.
Për Lirim Dullovin, fotografia e sotme e dalë nga KSHZ-ja është e njëjtë me periudhën kur deputeteve te PPD-se, shumica e atehershme nepermjet Stojan Andovit i refuzonte kerkesat legjitime te shqiptareve
Reagimi i plotë:
Sot kur shihja si mbivotohej Ditmire Shehu ne KSHZ, mu kujtua periudha kur deputeteve te PPD-se, shumica e atehershme nepermjet Stojan Andovit i refuzonte kerkesat legjitime te shqiptareve me fjalet : amandmanot se stava na glasanje-konstatiram amandmanot ne se usvojuva”.
Mirepo ka nje dallim. Ne shumicen e sotme kishte edhe nje partner shqiptar ne kete krim kunder procesit zgjedhor. Nje Ndryshim i papare, sic do te thonin ata vete: Autonom-Autentik dhe Autokton. Turp!!!