Publicisti dhe gazetari dhe aktivist i dalluar i shoqërisë cilivel, njëherë edhe njohës i mirë i rrethanave politike në vendin tonë, Xhabir Deralla, në një prononicim për indeks.mk ka folur për kërkesën e VMRO-së që të ketë Qeveri pa shqiptarët, respektivisht, pa BDI-në.
Sipas tij, kjo kërkesë e VMRO-së është ultra-nacionaliste dhe është për t’u përshëndetur përgjigjja dhe vendosmëria e Bashkimit Demokratik për Integrim që hoqi dorë nga gjithçka me të vetmin qëllim, integrimin e vendit sa më shpejtë në Bashkimin Evropian, raporton indeks.mk
Deralla thotë se në të njëjtën vijë me BDI-në është edhe LSDM-ja dhe ASH-ja. E veprimin dhe gatishmërinë e shumicës parlamentare, Deralla e cilësoi si “shah mat” kundrejtë VMRO-së. Sipas tij, Mickoski tash po heshtë dhe nuk po flet dhe po tenton ta defokusojë opinionin, sepse as ai vetë, nuk e din se çfarë po kërkon.
Deralla është i mendimit, se VMRO-ja është parti destruktive dhe do të përdorë të gjitha mekanizmat për të bllokuar, penguar integrimin e vendit në BE./indeks.mk/