VMRO-VLEN vazhdojnë me largimin e shqiptarëve nga puna

Po vazhdon largimi i dhjetëra të punësuarve shqiptarë nëpër institucione të ndryshme.

Ditë më parë janë larguar nga puna 20 të punësuar shqiptar në Fondin Pensional në Kumanovë, kurse sot janë larguar edhe 3 të punësuar në Agjencionin për punësim në Kumanovë.

Në një postim në fejsbuk ku ka njoftuar për të njejtit Ish-drejtori i Fondit të Depozitave, Amir Shabani, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i të larguarve nga puna, të cilët kanë pohuar se janë larguar nga vendi i punës vetëm për faktin se janë shqiptarë.

Gjithashtu, njoftimin për largimin nga puna të 3 të punësuarve nga Agjencioni për punësim e ka konfirmuar edhe ish-drejtori i Agjencionit për punësim, Vedat Osmani duke njoftuar edhe për largimin e 14 të tjerëve në nivel republikan.

VMRO-VLEN ka ngritur panik te të gjithë të punësuarit shqiptar dhe të njejtit vazhdimisht janë duke shprehur shqetsimin e tyre se po kërcënohet me largim nga puna, pa asnjë arsyetim.