Eurodeputetja gjerman, Viola von Cramon, ka mirëpritur deklaratën e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për Kosovën e Serbinë që të normalizojnë marrëdhëniet.
“E mirëpres qartësinë nga Ursula von der Leyen për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës”.
Megjithatë, thotë von Cramon, do të ishte mirë që e njëjta qartësi të ishte edhe për mangësitë e Serbisë lirinë e medias dhe demokracinë.
“Thuaj drejtpërdrejt – na duhet Serbi demokratike, jo zbutje e mëtejshme e Vuçiqit”, tha von Cramon.
Von der Leyen gjatë vizitës së saj në Kosovë e Serbi përsëriti qëndrimin europian se Kosova duhet të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Serbia të njohë de facto Kosovën.
“Ajo që kam biseduar me presidenten, dhe që do ta bisedoj edhe me kryeministrin është se çfarë mund të bëjmë për të hequr masat [ndëshkuese]. Këtu është çështja e draft-statutit në qendër të diskutimeve dhe praktikisht është një hap i rëndësishëm përpara në normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Është krucial dhe sigurisht që do të hapë derën për të pasur qasjen në planin e rritjes [së BE-së]. Po punojmë në këtë drejtim. Këtu na duhen të dyja palët të bëjnë pjesën e tyre, por është po ashtu kruciale që jo vetëm të ketë shtensionim të situatës por edhe të lëvizet në rrugën drejt BE-së”, tha von der Leyen në Prishtinë.
Ndërkaq, pas takimit që ajo pati në Beograd me presidentin serb tha se Serbia duhet të zbatojë marrëveshjet me Kosovën dhe shtoi se BE-ja e do Serbinë të anëtarësuar në Union. /Express/
I welcome the clarity from @vonderleyen on 🇷🇸 relations with 🇽🇰.
Yet, would be good that the same clarity was re: 🇷🇸’s shortcomings in RoL, media freedom and democracy.
Call a spade a spade – we need democratic Serbia, not further appeasement of Vučić.https://t.co/IvVU0m15wG
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) November 1, 2023