Një djalë 14 vjeçar mbrëmë rreth orës 19:30 është gjetur pa shenja jete me plagë të shumta thikë dhe gjakderdhje të jashtme në qendër të Prilepit në trotuarin e bulevardit “Goce Dellçev” përballë Shtëpisë së Kulturës “Marko Cepenkov”. Ai nuk dha shenja jete dhe u dërgua në spitalin e qytetit, ku të gjitha përpjekjet për reanimacion ishin të pasuksesshme.
“Në orën 19:35 morëm thirrje për ndërhyrje në bulevard. Konstatuam se personi kishte më shumë gjakderdhje të jashtme, nuk jepte asnjë shenjë jete. Ishte transferuar në repartin e anestezisë dhe reanimacionit në spitalin e qytetit, por të gjitha përpjekjet për reanimim ishin të pasuksesshme”,deklaroi mjeku kujdestar në Shërbimin e Urgjencës në Prilep.
Policia dhe prokurori themelor publik kanë bërë ekspertizë. Është urdhëruar autopsia në trupin e 14-vjeçarit.