Xhaferi do të informojë për punën e Qeverisë teknike

Kryeministri i Qeverisë teknike, Talat Xhaferi sot do të mbajë konferencë për shtyp ku do të përqendrohet në punën e 100 ditëve të kaluara.

Qeveria teknike u votua më 28 janar, 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën pardje.

Zgjedhja e qeverisë teknike/kalimtare është në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinës për tejkalimin e krizës politike të vitit 2015.

Funksioni parësor i qeverisë teknike ishte që të sigurojë zgjedhje të drejta dhe demokratike.