Xhaferi – Vu Taik: Nevojitet hapja e përfaqësive diplomatike rezidente në Shkup dhe Seul

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me nënkryetarin e Kuvendit Kombëtar të Republikës së Koresë Jugore, Çung Vu-Taik, në të cilin është shprehur bindje se takimet e këtilla janë një bazë e shkëlqyer për intensifikimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në të gjitha nivelet.

Siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, Xhaferi ka theksuar nevojën për hapjen e përfaqësive diplomatike rezidente të dy shteteve në Shkup dhe Seul, me çka, akoma më shumë do të përforcohet mundësia për komunikim të afërt dhe të drejtpërdrejtë, para së gjithash në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik dhe tregtar.

Kryetari Xhaferi në takim ka folur për bashkëpunimin e deritanishëm të mirë në planin multilateral, mbi të gjitha në kuadër të OKB-së, a e nënvizoi edhe përcaktimin tonë si anëtar i plotfuqishëm në Aleancën e NATO-s të bashkëpunojmë ngushtë me Korenë Jugore e cila është partner aktiv i NATO-s. Në këtë drejtim, shprehu shpresë se veprimet ushtarake në Ukrainë dhe Lindjen e Afërme do të përfundojnë dhe e përsëriti qëndrimin me të cilin u bashkengjitemi thirrjeve të Aleancës së NATO-s për pushimin urgjent të gjitha veprimeve ushtarake dhe kthimit të dialogut në tryezë.

Nënkryetari i Kuvendit Kombëtar të Republikës së Koresë Jugore, Çung Vu-Taik, ka shprehu mbështetjen e Koresë Jugore për rrugën tonë të Euro-integrimit dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Siç theksohet në kumtesën e Kuvendit, Vu-Taik e ka shprehur gatishmërinë e Koresë Jugore që në periudhën e ardhshme të vë theks akoma më të madh në bashkëpunimin ekonomik, sidomos në pjesën e investimeve të drejtpërdrejta, konkretisht në industrinë automobilistike dhe besimin se në periudhën e ardhshme do të ketë mundësi për diskutimin e temave të shumta nga fusha e bashkëpunimit ekonomik me institucionet shtetërore përkatëse të dy vendeve. Mysafiri nga Koreja Jugore shprehu falënderim paraprak për mbështetjen e kërkuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut për kandidimin e tyre për organizimin e EKSPO 2030.

Në fund të takimit bashkëbiseduesit shprehën shpresë se këto takime do të vazhdojnë me intensitet të shpeshtuar edhe në periudhën e ardhshme.