Xhezairi: Një TV (Alsat) nuk emitoi lajm për Korridorin 8. Turp!

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ditën e djeshme njoftoi për jetësimin e projektit më të rëndësishëm infrastrukturor në vend, Korridori 8.

Një korridor i cilësuar si pan-evropian që do të krijojë lidhjen e Maqedonisë së Veriut me shumë shtete të Ballkanit, projekt që u rikthye në fokus të BE-së përmes projektit infrastrukturor evropian TEN-T.

Por, shënimi i kësaj ngjarje të rëndësishme është neglizhuar krejtësisht në një nga televizonet më të shikuara në vendin tonë!

Gazetari dhe analisti i mirënjohur politik Seladin Xhezairi, në statusin e tij në Facebook e ka theksuar këtë neglizhencë, për të cilën aludohet se është televisioni Alsat M, i cili në lajmet e ditës nuk kishte nxjerrë asnjë kronikë në lidhje me fillimin e punimeve të koridorit 8.

“Hëm, i pash lajmet qendrore të tv tonë më të shikuar, por pa kronikë për fillimin e punimeve të Korridorit VIII! Interesi publik e don, them, një shpjegim! Turp!”, shkruan Xhezairi në statusin e tij në Facebook.