Zëdhënësi i VLEN, Fari Hiseni, djali i pedofilit Daim Hiseni, ngrin aktivitetet politike

Pas lajmeve se personi D.H është arrestuar nga organet hetuese, ka reaguar i biri i tij që bartë edhe pozitën e zëdhënësit të VLEN-it, Fari Hiseni.

Ai ka thënë se është fillimisht i prekur dhe tronditur nga lajmet dhe se nuk gjen dot fjalë për ta përsgkruar rastin.

Deklaron se nëse këto informata rezultojnë të sakta, do të jetë një goditje e tmerrshme, jo vetëm për tē, por edhe për të gjithë familjen. Shton se vetëm paramendimi se ballafaqohem me këtë i’a djeg shpirtin!

Mes tjerash Hiseni thotë se do të ngrijë të gjitha aktivitetet politike përkohësisht.

Jozyrtarisht, i dyshuari D.H. ka sulmuar një djalë në një park në një lagje të Shkupit rreth orës 3 të mëngjesit.

Reagimi i plotë:

Si njerëz, ne jemi përgjegjës vetëm për veprimet tona dhe për vlerat që mbrojmë, por kjo nuk e ndryshon vendosmërinë time për të vepruar. Prandaj, për të mos krijuar asnjë keqkuptim apo përshtypje të gabuar, kam vendosur të ngrij përkohësisht aktivitetet e mia politike. Nuk dua që nga pozicioni që kam të perceptohet se mund të ndikoj në ndonjë mënyrë në institucionet që hetojnë këtë çështje të ndijshme.

Gjithë jetën time unë kam qenë aktivist i të drejtave të njeriut, ku kam luftuar kundër padrejtësisë dhe dhunës në të gjitha format e saj. Nuk mund të qëndroj indiferent ndaj saj, pavarësisht nga kush vjen.Gjithashtu, në këto momente të vështira, kërkoj me përulësi që të respektohet sa më shumë privatësia e familjes sime. Na duhet një hapësirë për ta përballuar këtë situatë me qetësi, larg syve të të opinionit që vetëm se e rëndon këtë situatë në të cilën gjendemi edhe më shumë.