Zejdi: Nga 30 komuna shqiptare, në 20 ka korrur fitore “Fronti Europian”

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd tha sot nga takimi i Frontit Europian në Tetovë se do të qëndrojnë besnik në luftën për mbrojtjen e legjitimitetit dhe se nuk bashkohen në qeveri si vazal siç po bën VLEN-i.

“Fronti Europian ka bërë ndryshim duke bashkuar etnitetet sepse një kohezion i tillë ndëretnik do të sjell ndryshimin e mirëpritur për të gjithë qytetarët. Ata, VLEN-i thonë se 3-4 deputetë nga Fronti Europian do të kalojnë tek ata, mirëpo unë po I pyes se me cilën këmbë? Me të djathtën apo me të majtën? Me të djathën hyjnë ata që kanë legjitimitet, me të majtën hyjnë vazalët e Mickoskit. Kemi dëshmuar se Fronti nga 30 komuna shqiptare, në 20 ka korrur fitore, ndaj në do t’I rrijmë në vi besimit që na e dha populli dhe do ta mbrojmë me dinjitet legjitimitetin. Besoni fuqishëm se ne do të mbrojmë vlerat e Marrëveshjes së Ohrit, përndryshe ka edhe rrugë të tjera për të mbrojtur këtë legjitimitet…”, deklaroi Zejdi. TvKlan.mk