Përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale, analisti politik, Arsim Sinani ka pyetur se pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka uruar ende koalicionin VLEN.
Ai thotë se Kurti nuk pritoj, por nxitoj, që 24 orë pas zgjedhjeve në Serbi të uron dhe takon Shaip Kamberin, fituesin e zgjedhjeve në Preshevë.
“Sot një javë, nuk ka asnjë urim, lëre se takim, jo për VLEN por as për fituesin VV në Maqedoni, të transportuar enkas nga Ohri në Tetovë. Nuk ka urime as nga zyrtarë tjerë VV. Nejse, së paku përshedetje apo thjesht prononcim. Heshtje. Por nuk ka as falemnderime, së paku përshendetje, nga VLEN për kontributin e Albinit, që duket sikur i “panevojshëm” e ndoshta edhe si “pengues” në procesin e akordimit mes LEN dhe VMRO”, ka shkruar Zekolli.
Sipas Zekollit, ca gjëra interesante ndodhen këto 10-12 ditë.
“Papritmas, Berat Buzhalla hapi portalin për te dashurin Shqipfolës te maqedonasve, Taravarin. Tani kemi takimin VV-PDK, për përcaktim zgjedhjesh në Kosovë. Pa pjesemarrje LDK. Pra vetëm tetë-a-tetë Albini dhe Memli. E ku është PDK, aty diku pas dere janë edhe Limaj e Haradinaj”, ka potencuar Zekolli.