Anëtari i kryesisë qendrore të BDI-së, Kreshnik Bekteshi, në një intervistë për Zërin e Amerikës, thotë se partia e tyre nuk ka frikë nga fraksioni e madje në zgjedhjet e ardhshme do të dalë e dyta me vota në nivel shtetëror.
“Në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të jenë, BDI do të jetë lider në bllokun shqiptar e madje sipas analizave të fundit ndoshta edhe e dyta në nivel të shtetit.
– Madje edhe pas mosmarrëveshjeve brenda partiake?
Raste të tilla ne kemi pasur edhe në të kaluarën, që nga formimi jonë në vitin 2002. Kjo ndodh në çdo parti politike. Më e rëndësishme se gjithçka, misioni, programi, ideja, vizioni i BDI-së, të përfshihen në programet qeveritare dhe projektet për të mirën e qytetarëve”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.