Efi sërish banore në Big Brother VIP 3?

Efi herë pas here i shuan kuriozitetin fansave për pyetjet që ata kanë duke bërë bashkë bisedime me ta në Instagram. Së fundmi ish-banorja e Big Brother VIP 2 është pyetur nga një prej fansave nëse do marrë pjesë në edicionin e tretë.
“Qyqaaa mi none”, u përgjigj Efi duke lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend t’i rikthehet të njëjtës eksperiencë.